Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Në pallatin 6-katësh në Durrës, atje ku dyshohet se 2 persona janë ende nën rrënoja

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2019, 14:05 | Kronikë
Në pallatin 6-katësh në Durrës, atje ku dyshohet se 2

Ende dy persona dyshohet se ndodhen nën rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës, dy katet e para të cilit janë rrafshuar.

Deri pak pas mesditës së të mërkurës, grupet e shpëtimit nuk kishin marrë asnjë veprim pasi kanë studiuar godinën për të arritur në mënyrën se si do të ndërhyjë.

Gazetari A2, Anxhelo Haruni, raporton se operacioni i kërkim shpëtimit drejtohet nga ekipi francez, ndërsa izraelitët janë duke punuar me sonda. Po ashtu, në operacion po përdoren edhe qentë.

Nën rrënojat e këtij pallati dyshohet se gjenden edhe dy persona. Gazetari i A2 raporton se një nga personat e bllokuar dyshohet të jetë një anëtare e familjes Gjana, bashkëshorti i të cilës është nxjerrë nga ndërtesa e shembur më herët dhe fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani