Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Punonjësit e Portit të Vlorës dhurojnë gjak për të lënduarit nga tërmeti

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2019, 21:29 | Aktualitet
Punonjësit e Portit të Vlorës dhurojnë gjak për të

Ndërkohë që situata e krijuar pas tërmetit të së martës është shumë e vështirë, shumë njerëz dhe institucione iu janë bashkuar nismave për të kontribuar për personat e prekur nga kjo fatkeqësi.

Ndër to është dhe Drejtoria e Portit të Vlorës, e cila së bashku me punonjësit e saj kontribuan me 333, 385 lekë në llogarinë "Kontribute vullnetare, Emergjenca".

Furgonët e Portit Vlorë janë nisur drejt Durrësit me ndihma ushqimore dhe veshmbathje për banorët në zonat e prekura të tërmetit dhe punonjësit po dhurojnë gjak për të plagosurit pranë bankave të gjakut.

A2 CNN Livestream

Dita jonë