Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Sërish lëkundje të forta tërmeti në Korçë

Nga A2 CNN
29 Qershor 2019, 15:06 | Aktualitet
Sërish lëkundje të forta tërmeti në Korçë

Vijojnë të regjistrohen lëkundje tërmeti në qytetin e Korçës dhe në zonat përreth.

Prej 24 orësh janë regjistruar me dhjetëra lëkundje tërmeti në juglindje të vendit. Lëkundja e fundit dhe më e forta është regjistruar në orën 15:01.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ishte me magnitudë 4.2. Epiqendra e tërmetit është regjistruar 17 kilometra në jug të Korçës.

Në fillim të qershorit rajoni i Korçës u trondit nga disa tërmete të fortë të cilat shkaktuan dëme në dhjetëra shtëpi dhe 4 të lënduar. Fshati më i prekur nga tërmeti ishte Floqi ku u dëmtuan mbi 100 shtëpi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë