Shoqata e Transmetueseve Radiotelevizive Kabllore shpreh ngushëllimet për të prekurit nga tërmeti – A2

Shoqata e Transmetueseve Radiotelevizive Kabllore shpreh ngushëllimet për të prekurit nga tërmeti

Shoqata e Transmetueseve Radiotelevizive Kabllore Valore, RrTl, u shpreh ngushëllimet familjeve të cilat humbën pjesëtarë e të afërm të tyre nga tërmeti i ditës së martë.

“Solidarizohemi me të gjithë ata që ndodhën aktualisht në vështirësi, përgëzojmë gjithë trupën ushtarake, policore, të Emergjencës Civile, qytetarët që po punojnë së bashku heroikisht për të nxjerrë trupat nga rrënojat.

Vlerësim maksimal për vëllezërit kosovarë, ndihma e vendeve mike është shume e çmuar në këto momente për kontribut profesional.

Falënderimi u takon patjetër edhe përçuesve të informacionit, gazetarëve dhe operatorëve, të cilët me profesionalizëm pasqyruan situatën në terren, inkurajuan dhe ndikuan që solidarizimi të ishte i jashtëzakonshëm. Edhe mjekësia shqiptare mbetet e pazëvendësueshme. Pamë heronj të vërtetë”, thuhet në një deklaratë për mediat.