Tërmeti i ndërpret fjalën Presidentit Thaçi në Thumanë

Gjatë tërmetit 5.3 të shkallës rihter që goditi sërish vendin pasditen e së mërkurës, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte duke folur për gazetarët nga Thumana, ku kishte shkuar për të parë nga afër pasojat e tërmetit të rëndë.

Thaçi ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministrit Erion Braçe, ndërsa tërmeti nisi vetëm pak pas fjalës së tij.

Të dy ata kërkuan që të ruhej qetësia, ndërsa pas ndërprerjes së lëkundjeve, Presidenti i Kosovës, vazhdoi sërish fjalën e tij për gazetarët.