Aksident i rëndë në Fier, një i vdekur dhe 7 të plagosur

aksidentiii 1100x620
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Zharrëz të Fierit, ku 1 person ka mbetur i vdekur, ndërsa 7 të tjerë janë plagosur pas përplasjes së 3 automjeteve.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:35, ku automjeti tip Benz me drejtues shtetasin M.P., 40 vjeç, banues në Vidhisht, automjeti tip Fiat me drejtuese shtetasen H.U., 21 vjeçe, banuese në Fier dhe automjeti tip Opel me drejtues shtetasin N.M, 44 vjeç, banues në Berat.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit tip Opel, shtetasi N.M., ka mbetur i dëmtuar shtetasi T.Gj dhe shtetasja S.L (pasagjerë në mjetin tip Opel) dhe shtetaset Z.G., 73 vjeçe; T.G.,  46 vjeçe; H.U., 21 vjeçe; E.U., 25 vjeçe;  S.L., (pasagjere në automjetin tip Fiat) të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i automjetit tip Benz, shtetasi M.P i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur.