Basha kërkon të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore dhe në Laç

bashaaaokkkkkkkkk 600x338

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një vizitë në kampin e ngritur në gjimnazin e qytetit të Laçit, ku strehohen dhjetëra banorë, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti shkatërrimtar i mëngjesit të së martës.

Lulzim Basha u njoh nga afër me shqetësimet e banorëve, të cilët kërkuan më shumë vëmendje nga autoritetet, pasi sipas tyre kushtet në kamp janë të pamjaftueshme

Kryedemokrati Basha deklaroi se duke parë situatën e rëndë duhet shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore edhe në Bashkinë e Laçit, përveç Qarkut të Tiranës dhe Durrësit.