Basha në spitalin e Durrësit: Si një familje e madhe, qëndrojmë pranë njëri-tjetrit

SINK BASHA SPITALI frame 853 1100x620

Kryedemokrati Basha shkoi të inspektonte situatën e krijuar në Urgjencën e Spitalit të Durrësit.

Pasi u njoh me vlerësimin e ekspertëve se nuk ka dëme strukturore, Basha shprehu të gjithë vlerësimin për personelin mjekësor, duke shtuar se në raste të tilla kemi treguar se jemi një familje e madhe që i qëndron pranë njëri-tjetrit.

“Mirënjohje kam dhe për personelin e spitalit e Durrësit, të cilët janë të pranishëm për të përforcuar punën e tyre.  Dhe për ekipet e ardhura nga jashtë, të cilët, siç e patë dhe vetë, po ndihmojnë sa munden me praninë e tyre. Mendja dhe zemra tona në këto momente janë me familjet e të lënduarve, me të lënduarit dhe natyrisht me të gjitha ata që po japin ndihmën e tyre pa u kursyer në këto orë të vështira për Durrësin dhe qytetarët e saj. Kemi treguar se në raste të tilla dimë të sillemi e të jemi si një familje e madhe, pranë njëri tjetrit”, u shpreh kryedemokrati Basha.