Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Bashkohet me rivalët, vandalizohet statuja e Ibrahimovic në Malmo

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2019, 12:22 | Futboll

Tifozët e skuadrës së parë të Zlatan Ibrahimovic kanë vandalizuar statujën e heroit të tyre të vendosur pranë stadiumit të qytetit, pasi sulmuesi zbuloi se ishte bërë bashkëpronar i rivalëve të Hammarby.

38-vjeçari e quajti këtë vendim një aventurë të re emocionuese, pas largimit nga LA Galaxy, por vendimi nuk u mirëprit nga tifozët e Malmo, të cilët në një video të postuar në rrjetet sociale i vunë flakën statujës. Statuja ishte përuruar vetëm muajin e kaluar.

Para se të “shëtiste” në disa prej klubeve më të mirë në botë, Ibrahimovic ka luajtur për Malmo në vitet 1990-2001.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani