Bilanc tragjik nga tërmeti, shkon në 48 numri i viktimave

Ora 00:14 – Konfirmohet se pak minuta më parë kanë dalë të pajetë një trup te ish këneta dhe një te lagja 6 (dy gjelat). Në këtë mënyrë rritet edhe më tej numri i viktimave, duke shkuar në 48.

Ora 21:33 – Lëkundjet e tërmetit vijojnë të ndihen në vend. Tre lëkundje janë ndjerë brenda pak minutave, ndërsa më e forta është regjistruar 3.7 e shkallës rihter.

Ora 19:00 – 46 persona janë konfirmuar të vdekur deri në orën 19:00. Policia ka publikuar listën me emrat e viktimave.

Në Durrës, në total 22 viktima , të identifikuar si më poshtë :

1-Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç, gjetur në L 13 .

2- Amelia Lala, 8 vjeç, gjetur në L.17.

3-Sadik Qato, 85 vjeç, gjetur në L 13 .

4-Isah Abazi, 29 vjeç, banues në L.13      

5-Esiela Karanxha, 8 vjeçe, gjetur në L 18.

6-Flatar Zenelaj, 64 vjeç, gjetur në L 13

7-Eviola Broshka, 28 vjeçe, gjetur në L 18

8-Kristi Reçi, 24 vjeçe, gjetur në L 18

9-Sehadete Lala, 04.02.1940, gjetur në L 18

10-Diena Karanxha, L 18

11-Eduart Reçi L 18

12-Shemsedin Abazi gjetur L13

13. Dolora Reçi, 49 vjeë lagja Nr.18

14. Klaus Reçi, vjeç 21. Lagja Nr.18.

15.Griselda Lala vjeç 22, lagja Nr. 17

16.Rozeta Maçja vjeç 59,lagja Nr.18

17 Sotiraq Misho,vjeç 49, lagjja 13

18.Nafije Haziz Rexhepi vjeç 10.09.1945  lagja 6

19.Marjeta Isuf Lala       08.10.1988           lagja 18

20.Emilio  Albert Lala      7 vjec                    lagja 18

21.Dionis  Albert Lala      30.01.2018          lagja 18

22.Dionisa Albert Lala     30.01.2018          lagja 18

Krujë –  22 persona në total,  të identifikuar si më poshtë:

1-Bukurije Leka

2-Erisa Cara

3-Ariela Lala 4 vjeç

4-Fatmira Cuka 44 vjeç

5-Selvie Lala 77 vjeç

6-Saimir Greku

7-Sardi Cuka 18 vjeç

8-Hajrie Vata 65 vjeç

9-Klevis Çupi (Aliu)  34 vjeç

10-Drita Cakoni    58 Vjeç

11-Pëllumb Greku 57 Vjeç

12-Çelike Grupieku  57 Vjeç

13- Hajredin Çupi, 66 Vjeç

14-Kastriot Cakoni, 58 vjeç

15- Fatmira  Cara vjeç 54

16- Hasan   Cara vjeç 16

17-Roledi   Vata vjeç 3

18-Suada    Hysa  vjeç 18

19-Ankthi  Cara vjeç 65

20-Adelina Kabili vjeç 20

21-Almir Cara vjeç 26

22- Stela Zvergeci vjeç 20

45. Lezhë: Evis Hoxholli 32 vjeç, hedhur nga lartësia për shkak të panikut 46. Kurbin : Kristjan Preçi 26 vjeç, dëmtuar gjatë tërmetit dhe humbur jetën si pasojë e aksidentit rrugës për në spital.

Ora 18:00 – Radhë të gjata makinash nga Durrësi në drejtim të veriut

Rashë të gjata makinash janë krijuar në dalje të Durrësit në drejtim të veriut. Po ashtu, raportohet se trafik i rënduar është krijuar edhe në hyrje të qytetit të Elbasanit nga Tirana.

Ora 17:20 – Është nxjerrë i pajetë edhe Emilio, fëmija 6 vjeçar i familjes Lala. Numri i viktimave shkon në 46. Nën rrënojat e ndërtesës së familjes Lala dyshohet të jetë edhe një anëtar.

Ora 17:06 – Rritet edhe më tej numri i viktimave nga tërmeti. Emergjencat Civile konfirmojnë edhe nxjerrjen e tre trupave të pajetë, duke e çuar në 45 numrin e personave të vdekur. Trupat janë nxjerrë nga zona e ish-kënetës, ku edhe po vazhdojnë kërkimet për personat e familjes Lala të mbetur nën rrënoja.

Mësohet se bëhet fjalë për nënën, Mirjetën dhe dy binjakët, Dionisin dhe Dionisën, të cilët ajo i kishte përqafuar për t’i mbrojtur nga shembja e godinës, prej së cilës, fatkeqësisht nuk dolën dot të gjallë.

Ora 16:00 – Shqiptarët e diasporës vazhdojnë fushatën për grumbullimin e fondeve për familjet e prekura nga tërmetet e fuqishëm.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në A2, sipërmarrësi shqiptar në Boston dhe drejtues i fondacionit “Global Albanians”, Mark Kosmo, u shpreh se diaspora ka arritur të mbledhë deri tani më shumë se 1 milionë dollarë për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti. (Lexo të plotë)

Ora 15:51 – Specialistët francezë të Emergjencave Civile dhe efektivë të Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura vijojnë operacionin e kërkim shpëtimit në Durrës, në zonën e njohur si dy gjelat. Në këtë vend, sipas informacioneve paraprake, po kërkohet për dy trupa.

Ora 15:40 – Mbyllet operacioni i kërkim-shpëtimit të pallati i shembur në Durrës. Emergjencat Konfirmojnë se nuk ka më persona nën rrënoja. Kërkimet vijojnë vetëm në zonën e ish-Kënetës.

Ora 15:25 – Ka shkuar në 42 persona të pajetë bilanci nga tërmeti tragjik. Personi i fundit i pajetë është nxjerrë nga rrënojat në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Ora 14:49 – Tërmeti, shtëpi të dëmtuara dhe të pabanueshme në Bubq

Lëkundjet e fuqishme që kanë tronditur Shqipërinë prej 26 nëntorit kanë shkaktuar pasoja edhe në fshatin Bubq, pranë Fushë-Krujës.

Ora 14:28 – Konfirmohet viktima e 41 nga tërmeti. U nxor një trup i pajetë nga rrënojat e Mira Mare. Mësohet se viktima është shtetasi Sotiraq Mishaj, 41 vjeç.

Ora 14:24 – Tërmeti dëmton 30 banesa në Kombinat, banorët kërkojnë garanci për jetën

Sa herë që në Shqipëri bien tërmete, vihet në diskutim vlera e jetës së shqiptarëve dhe siguria e ndërtesave të tyre. Lëkundjet e shtatorit sollën dëmtime të rënda në Kombinat dhe asokohe Aziz Muçalla kërkonte garanci për jetën: “Kërkojmë specialistë që të na thonë nëse banohet apo jo këtu”. Mesditën e kësaj të mërkure, apeli i tij nuk ndryshonte shumë: “Nuk kemi pse jetojmë me vdekjen, të përcaktojnë ekspertët se çfarë duhet bërë me këtë pallat”.

Ora 14:15 – Pacolli: Do të dhuroj 1 milion euro

Ministri i Jashtëm kosovar, Begjet Pacolli ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale që familja e tij do të kryej një donacion 1 milion euro në ndihmë të personave të goditura në tërmetin shkatërrues në Shqipëri.

Ora 14:00 – Tërmeti, të pabanueshëm 28 pallate dhe qindra banesa në Qarkun Lezhë

Tërmeti i 26 nëntorit, përveç Qarkut të Durrësit, ka shkaktuar probleme edhe në zona të tjera. Një prej tyre është Qarku i Lezhës.

Ora 13:30Thumanë, 300 personat e parë do të transferohen në hotelet e Shëngjinit

Burime të A2 konfirmojnë faktin që ditën e sotme një pjesë e banorëve në kampin e Thumanës do të zhvendosen në hotelet e vëna në dispozicion në Shëngjin.   

Paraprakisht flitet për 300 veta, ku bëhet fjalë kryesisht për kategori të caktuara si fëmijë, gra shtatzëna,  dhe të moshuar, që do të përfaqësojnë valën e parë të transferimit.

Ndërkohë, pritet mbledhja e këshillit bashkiak të Krujës për vendimmarrje mbi pallatet 5 katëshe që janë rrënuar pjesërisht. Pas këtij vendimi IKMT do fillojë procedurat e shkatërrimit të kontrolluar të gërmadhave të mbetura.   

Ora 13:03 – Austria, 600 mijë euro ndihmë Shqipërisë pas tërmetit

Pas tërmetit të rëndë që goditi Shqipërinë, qeveria austriake vendosi që të japë 600 000 euro ndihmë.

Me fondet e Agjencisë Austriake të Zhvillimit (ADA), shtëpitë e shkatërruara do të rindërtohen shpejt, njoftoi Ministria e Jashtme austriake.

Ora 12:40 – Panik në spitalin e Durrësit, mjekët dhe pacientët dalin me vrap jashtë

Spitali i Durrësit është boshatisur pas tërmetit të fundit që goditi vendin në orën. Goditja e fundit ka shkaktuar disa dëmtime në godinën e spitalit.

Por, disa minuta më vonë, mjekët janë kthyer përsëri pasi shumë persona janë drejtuar për në Urgjencë.

Ora 12:22 – Durrës, godinat e dëmtuara shtojnë frikën mes banorëve

Në zonën e ish-Kënetës, pasojat e tërmetit në banesa shtojnë dhe më shumë panikun në njerëz.

Ora 11:54 – Nuk ka qetësi në Shqipëri, përsëri lëkundje tërmeti

Nuk ka qetësi në Shqipëri, pasi lëkundjet e tërmetit janë ndjerë sërish në Shqipëri rreth orës 11:54. 

Ora 11:42 – Tërmeti shkakton probleme edhe në Vorë

Ora 11:18 – Sizmologu: Pasgoditjet janë normale dhe të parrezikshme pas tërmetit kryesor

Edhe në Vorë ka pasur dëme në banesa nga tërmeti i fortë që goditi vendin në datën 26 nëntor.

Sizmologu Rrapo Ormeni, në një lidhje telefonike me A2, ka deklaruar se “pasgoditjet kanë vijuar, por po bie frekuenca e tyre”.

Ora 11:00 – Rama paralajmëron me mbyllje portalet: Mos vazhdoni me lajme të rreme që hapin panik

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar “portalet dhe kanalet e informimit” se, në kuadrin ligjor të gjendjes së jashtëzakonshme, do të ndërhyjë forcërisht për mbylljen e tyre nëse vazhdojnë me lajme të rreme.

10:41 – Përfundon operacioni i kërkim-shpëtimit në Thumanë

Arben Cara, shefi i repartit zjarrfikës të Kamzës që ka qenë pjesë e misionit të kërkim-shpëtimit në Thumanë, ka njoftuar me anë të një postimi në Facebook se ka përfunduar kërkimi për të tjerë trupa.

“Merr fund ankthi për gjetjen e viktimave në Thumanë, u prehshit në paqe vëllezër, motra të familjes së madhe Cara, dhimbja nuk njeh kufi për këta njerëz të pafajshëm, ngushëllime për të gjithë ata që humbën famijarët e tyre në këtë katastrofë natyrore! Faleminderit kolegëve tanë të Kosovës, Greqisë, Italisë dhe mbarë Shqipërisë për ndihmën e madhe që na dhanë në këtë situatë të jashtëzakonshme! Punuan natë e ditë deri në gjetjen e trupit të fundit pa u lodhur, duke mos hezituar të rrezikonin edhe jetët e tyre! Faleminderit, faleminderit, faleminderit”, shkruan Cara, i cili në këtë tragjedi ka humbur disa kushërinj të tij.

10:30 – Presidenti Meta në Vlorë: Të angazhohemi për të shëruar sa më parë të jetë e mundur plagët e shkaktuara nga tërmeti

Presidenti Ilir Meta deklaroi nga Vlora se tashmë të gjitha strukturat duhet të angazhohen “për të shëruar sa më parë të jetë e mundur plagët e shkaktuara nga tërmeti”.

“Sot nuk është një ditë për të festuar, por një ditë për të nderuar Flamurin Kombëtar. Të jemi sa më pranë familjeve që kanë humbur të afërmit dhe të dashurit e tyre. E gjithë politika duhet të jetë gjithmonë e bashkuar për çështjet më të rëndësishme të vendit dhe të shtetit”, u shpreh Meta.

09:40 – BE: Në Ditën e Pavarësisë, mendimet tona janë me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë, me anë të një postimi në Twitter, ka shprehur solidaritetin me popullin tonë në këto ditë të vështira pas tërmetit që ka shkaktuar deri tani 40 viktima.

“Në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, mendimet tona janë me popullin shqiptar dhe në veçanti me të prekurit nga tragjedia dhe familjarët e tyre. Më shumë se kurrë, Bashkimi Evropian qëndron i bashkuar me popullin shqiptar”, lexohet në mesazhin e BE-së.

09:20 – Basha: Pavarësisht ndasive, në orë nevoje ne jemi një komb i bashkuar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, jep një mesazh solidarizimi në 107-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

09:00 – Në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, prej mbrëmjes së djeshme ka nisur zhvendosja e banorëve drejt hoteleve.

08:49 – Ngrihet në Fushë-Krujë kampingu i ri nga Forcat e Armatosura

70 çadra janë hapur në orët e para të mëngjesit nga efektivët e ushtrisë për strehimin e banorëve në vështirësi.

Ora 08:41 – Rama: Pasi të përcjellim viktimat, të mendojmë për strehimin e banorëve të prekur nga tërmeti

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme qeverie mëngjesin e së enjtes, ku theksoi se pasi të përcillen të vdekurit e tragjedisë që goditi vendin, duhet të mendohet menjëherë për strehimin e banorëve që janë prekur nga tërmeti.

Ora 08:32Të fundit nga zona e ish-Kënetës, ku vijojnë kërkimet në banesën e shkatërruar të familjes Lala.

Ora 08:27 – Konfirmohet viktima e 40. E gjetur në Durrës, seksi femër.

Ora 08:10 – Operacioni i kërkim-shpëtimit, ku janë të angazhuar ekipet shqiptare dhe ato ndërkombëtare vijon në Durrës dhe për momentin është ndërprerë në Thumanë.

Ora 08:00 – Publikohen emrat e 39 personave që humbën jetën nga tërmeti

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar listën me 39 viktimat e tërmetit që goditi vendin në 26 nëntor.

Në Durrës, në total 15 viktima , të identifikuar si më poshtë:

Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç, gjetur në L13

Amelia Lala, 8 vjeç, gjetur në  L17

Sadik Qato, 85 vjeç, gjetur në L13

Isah Abazi, 29 vjeç, banues në L13           

Esiela Karanxha, 8 vjeç, gjetur në L18

Flatar Zenelaj, 64 vjeç, gjetur në L13

Eviola Broshka, 28 vjeç, gjetur në L18

Kristi Reçi, 24 vjeç, gjetur në L18

Sehadete Lala, 79 vjeç, gjetur në L 18

Diana Karanxha, gjetur në L18 

Eduart Reçi, gjetur në L18

Shemsedin Abazi, gjetur në L13

Dolora Reçi, 49 vjeç, gjetur në L18

Klaus Reçi, 21 vjeç, gjetur në L18

Griselda Lala, 22 vjeç, gjetur në L 17

Krujë  –  23 viktima në total, të identifikuar si më poshtë:

Bukurije Leka

Erisa Cara

Ariela Lala, 4 vjeç

Fatmira Cuka, 44 vjeç

Selvie Lala, 77 vjeç

Saimir Greku

Kristjan Preçi, 26 vjeç

Sardi Cuka, 18 vjeç

Hajrie Vata, 65 vjeç

Klevis Çupi (Aliu),  34 vjeç

Drita Cakoni    

Pëllumb Greku, 57 vjeç

Çelike Grupieku, 57 vjeç

Hajredin Çupi, 66 vjeç

Kastriot Cakoni, 58 vjeç,

Fatmira Cara, 54 vjeç

Hasan Cara, 16 vjeç

Roledi Vata, 3 vjeç

Suada Hysa, 18 vjeç

Ankthi Cara, 65 vjeç

Adelina Kabili, 20 vjeç

Almir Cara, 26 vjeç

Stela Zvergeci, 20 vjeç, e fejuara e Almir Carës, nga Korça

Lezhë

Ersid Agim Hoxhalli, 32 vjeç (i aksidentuar).

Ora 07:47 – Shkon në 39 numri i viktimave të konfirmuara

Ora 07:00 – 37 janë viktimat e konfirmuara

37 është numri zyrtar i viktimave pas 3 trupave të nxjerrë nga rrënojat në Thumanë, rreth orës 4 të mëngjesit.

Sipas autoriteteve zyrtare, aktualisht në Thumanë operacioni i kërkim-shpëtimit është ndërprerë, pasi nuk ka informacion për trupa të tjerë nën rrënoja.

00:05 – Rama: Errësira na rrethon përkohësisht

Edi Rama ka uruar Ditën e Flamurit me anë të një statusi në Facebook.

“Hyri Dita e Flamurit Kuqezi në errësirën që na rrethon përkohësisht, përpara daljes së diellit. Zoti e bekoftë Shqipërinë, shqiptarët pa asnjë dallim, kudo që janë e pavarësisht bindjeve që kanë dhe flamurin më të bukur në botë sigurisht”.

Postimi shoqërohet me një video ku luhet himni kombëtar.