Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Durrës, godinat e dëmtuara shtojnë frikën mes banorëve

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2019, 12:02 | Aktualitet
Durrës, godinat e dëmtuara shtojnë frikën mes banorëve

Në zonën e ish-Kënetës, pasojat e tërmetit në banesa shtojnë dhe më shumë panikun në njerëz.

Godina gjysmë e prishur e Shukrie Mirselit ka shtuar frikën e fqinjëve, të cilët kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve.

“Kemi frikë se mos na zë poshtë godina 4-katëshe që është dëmtuar pranë nesh. Na bie mbi shtëpi po ra prapë tërmet”, thotë një banore.

Ndërsa vetë Shukria thotë: “Shteti të vejë dorën në zemër. Po bëhemi me fjalë edhe me fqinjët. Unë nuk doja, me zor e ndërtova shtëpinë, me lekë djerse. Të hiqet të paktën pjesa që rrezikon fqinjët. Të marrë masa për strehimin tonë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë