Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

"Eksod" në Durrës, banorët në panik

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2019, 22:05 | Aktualitet
"Eksod" në Durrës, banorët në panik

Durrësi po përjeton një eksod të masiv. Të gjithë po largohen prej tij, të rritur, të moshuar dhe fëmijë, të pasigurt për jetën në banesat e tyre.

Durrsakët thonë se në mënyrë abuzive çmimet e fluturimeve jashtë vendit janë rritur. Ndërkohë, makinat krijojnë radhë masive për në Rinas dhe në hyrje të kryeqytetit. Dëshira për t’u larguar është aq e madhe sa çon deri në rrezikim të jetës.

https://a2news.com/2019/11/28/bilanc-tragjik-nga-termeti-shkon-ne-46-numri-i-viktimave-vazhdon-kerkimi-ne-durres/

“Po kërkojmë për një grua që ndodhet aty. Nuk jemi të sigurt, por nga lista e policisë rezulton një grua e humbur që jetonte në katet para. Kati i parë dhe i dytë janë bashkuar, na u desh t’i presim dhe krijojmë një tunel për të nxjerrë njerëzit. Nuk e kemi prioritet që të ndihmojmë disa presona të marrin sendet e tyre. Prioriteti ynë është t’i nxjerrim njerëzit gjallë. Nuk duam që ushtarët tanë të dëmtohen, ndërsa po marrin sendet e njerëzve”, u shpreh një pjesëtare e ekipit francez.

Zonjën nën rrënoja jashtë gardhit të sigurisë të zjarrfikësve ushtarakë francezë po e pret ende me shpresë e motra.

Por tragjedia në pallatin 6-katësh në afërsi të shkollës “Vasil Ziu”, ku humben jetën dhe fëmijë, mund të kishte qenë më e madhe. Banorët fajësojnë pronarin e lokalit në katin parë se ndërhyri në strukturën e pallatit dhe shkaktuar tragjedinë. Por ndërkohë me Durrësin e boshatisur, strukturat shtetërore ende nuk kanë një bilanc dëmesh as të dhëna të sakta sesa prej ndërtesave janë të rrezikshme për t’u jetuar. Bilanc nuk ka as për tërmetin e 21 shtatorit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë