Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Familja Shkodra në Durrës, Marlindi kërkoi fonde për shtëpinë e krisur më 21 shtator

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2019, 14:46 | Aktualitet
Familja Shkodra në Durrës, Marlindi kërkoi fonde për

Në minuta kritike për jetën, Marlind Shkodra, 30-vjeçari i mbetur i plagosur nga tërmeti në Durrës, është dërguar në orët e pasdites së të mërkurës drejt Spitalit të Barit.

Ai u mbajt për disa orë në reanimacionin e Spitalit Ushtarak, por ndërhyrjet e mjekëve shqiptarë e bënë të pamundur përmirësimin e gjëndjes së tij shëndetësore. 

Plagët e marra në kokë e kanë vënë në pikëpyetje jetën e tij. 

Familjarët thonë se Marlindi jetonte në katin e gjashtë të pallatit 6-katësh i cili u shemb pas tërmetit në Durrës. Por, ky ishte ai që i dha goditjen fatale shtesës së pallatit ku jetonte familja Shkodra.

“Ishte bërë shtesë e re, pa standard”, thotë xhaxhai.

Mjekët italianë, të mbërritur pak orë pas tërmetit, vendosën dërgimin e tij në Itali për shkak të një ndërhyrjeje më të specializuar.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë flasin për 750 persona të lënduar nga tërmeti i 26 nëntorit, nga të cilët 660 janë të shtruar në spitalet e traumës në Tiranë dhe Durrës. Nga këta, 65 janë në gjendje të stabilizuar, ndërsa 3 në gjendje të rëndë shëndetësore.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë