Gazeta italiane: Shqiptarë, kosovarë dhe serbë të bashkuar në rrënojat e Thumanës

corriere1 1100x620

Gazeta prestigjioze italiane Corriere della Sera i ka kushtuar punës së kërkim-shpëtimit në Thumanë dhe Durrës një  reportazh të gjatë ku nënvizohet me pozitivitet bashkëpunimi i njësive të ardhura në ndihmë të popullsisë nga vende të ndryshme, në veçanti nga Ballkani që shpesh herë është ndarë dhe konfliktuar, por në këtë rast duket sikur po punon me një frymë.

Titulli i reportazhit në Corriere della Sera

“Në Thumanë, një repart që vjen nga Nishi, ka ardhur dje me një kamion dhe me të gjitha mjetet për të gërmuar në rrënojat të një pallati tre katesh pjesërisht i shembur. Nga ana tjetër e rrugës, vazhdojnë të punojnë zjarrfikësit e Suharekës, dhe një grup ushtarakes me stemën RKS të qëndisur në divizë. Problem?  Jo asnjë, na sigurojnë, madje ndoshta kësaj here edhe bëjmë miqësi”, është një nga detajet e treguara nga reporterja e Corriere della Sera në Thumanë.   

Reportazhi tregon edhe për prezencën e forcave italiane në godinat e shembura në Durrës dhe si vetë banorët, edhe pse ende të shokuara nga gjendja e tyre, po solidarizojnë me punën e forcave të shpëtimit tëhuaja tyre, madje i ofrojnë atyre ushqim të ngrohtë.