Hetim ndaj pronarit të një lokali, ndërhyri në kolonat e pallatit të shembur

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2019, 21:48 | Aktualitet
Hetim ndaj pronarit të një lokali, ndërhyri në kolonat e

Gazetari i A2, Julian Kasapi raporton nga lagjja nr.6 e qytetit të Durrësit, aty ku ndodhet dhe një nga pallatet më të dëmtuara në këtë qytet, dy kate të së cilit janë zhytur nën tokë.

Si pasojë e tërmetit shkatërrues të kësaj të marte, në këtë pallat janë regjistruar 2 viktima dhe një prej tyre është lokalizuar nën rrënoja dhe pritet që të nxirret prej aty në orët në vijim.

Sipas gazetarit Kasapi, policia e Durrësit ka nisur hetimet ndaj pronarit të një lokali që ndodhej në këtë pallat, i cili dyshohet se ka ndërhyrë në 4 kolonat kryesore për të zgjeruar hapësirën.

Aktualisht në këtë pallat të dëmtuar në Durrës, operacionet e kërkim shpëtimit po drejtohen nga emergjencat civile franceze të cilët kanë pasur vështirësi, pasi dy katet e para janë të zhytura nën tokë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos