Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Inxhinieri: Shkatërrimi i objekteve në Thumanë e Durrës, për arsye të ndryshme

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2019, 23:28 | Aktualitet
Inxhinieri: Shkatërrimi i objekteve në Thumanë e Durrës,

“Nëse nuk do të ishin respektuar kodet e zbatimit dhe projektimit nga ana e inxhinierëve, dëmet do të ishin shumë herë të mëdha. Puna e inxhinierëve në Shqipëri është shumë e mirë”.

Kështu u shpreh në A2 inxhinieri Dhimitër Papa sa i përket ndërtimeve në vend. Pesha e firmës së një inxhinieri ndërtimi është shumë e rëndësishme. Inxhinieri i ndërtimit në Shqipëri e bazon punën e tij në normalet e projektimit të 1989-ës dhe normave europiane. Puna e inxhinierëve në Shqipëri është një punë shumë e mirë, cilësore. E them me bindje që nëse nuk do të ishte e tillë, dëmet nga tërmeti do të ishin shumë më të mëdha për këtë intensitet tërmeti që përjetuan këto vende”.

https://youtu.be/zixsF4duLRc

Ai u shpreh se arsyet e shkatërrimit të objekteve në Thumanë dhe në Durrës janë të ndryshme. “Dua të ndajë arsye e shkatërrimit të objekteve në Thumanë me ato në Durrës. Shkatërrimi i objekteve në Thumanë erdhi si pasojë e cilësisë së dobët, që nga materialet. Ato ndërtesa ishin shndërruar në një pirg mbeturinash. Përveç kësaj, soletat, të parapërgatitura me shufra hekuri të lëmuara. Po ashtu, këto objekte kanë marrë goditje edhe nga dëmtimet e mëparshme dhe nuk është bërë asnjë restaurim. Bazamenti i këtyre banesave në Thumanë ishte shumë herë më i favorshëm, krahasuar me Durrësin. Dëmtimet kryesore në Durrës ishin në ish-zonën e Kënetës, ku toka është shumë e butë. Pas disa vitesh nga ndërtimi, këto objekte janë lodhur pasi kanë pasuar dëmtime dhe plasaritje për shkak të uljeve që kanë pësuar themelet gjatë kohës”, tha inxhinieri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë