Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Ndihmat për të prekurit nga tërmeti, Plisat: Jemi një!

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2019, 22:25 | Aktualitet
Ndihmat për të prekurit nga tërmeti, Plisat: Jemi një!

Kur sytë i kthejmë te ndihmat financiare e moral, Kosovën, do të na duhet ta listojmë të parën. Pak orë pasi lëkundjet e tokës zgjuan nën makth çdo shqipfolës e jo vetëm, ata që u prekën nga tërmeti.

Erdhën qindra e mijëra sinjale nga Kosova e diaspora e saj, ofruan strehim, u mobilizuan grupe, individë, familjarë e shoqëri civile, për material ndihmash, ushqime, veshmbathje, ilaçe. Qeveria alokoi fondet dhe tha se çdo derë në Kosovë edhe zyrtarisht, përtej solidaritetit, është e hapur për vëllezërit shqiptarë.

Çdo nismë, ishte një model reference, e një nga ato, me emocionueset, ishin edhe Plisat e Kosovës, tifo grupi, tregoi se nacionalizmin e entuziazmin, nuk i ruajnë vetëm në rast ndeshjesh sportive.

Në një lidhje direkte në A2, Denis Pitarka, anëtari i kryesisë së plisave, tregoi se tifogrupi do të jetë gjithmonë në gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë personave të prekur nga tërmeti

“Nismës sonë iu bashkëngjiten të gjithë qytetarët e Prishtinës. Ne i jemi përgjigjur kërkesave të ardhura nga institucionet. Ne jemi të gatshëm t’u përgjigjemi nevojave. Ne e kemi ndërprerë fushatën sot, por jemi ballafaquar me kërkesa nga qytetarët. Ne jemi këtu t’u përgjigjemi situatave. Në asnjë rrethanë ne nuk do të qëndrojmë pasiv. Ne jemi një grupim tifozësh dhe kemi logjistikë. Ne kemi njerëz që janë në vendet e goditura dhe jemi këtu për çfarëdo që duhet”, u shpreh Denis Pitarka.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu