Ngrihet në Fushë-Krujë kampingu i ri nga Forcat e Armatosura

Ministria e Mbrojtjes ka ngritur në Fushë-Krujë një kamping të ri për t’iu ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti që shkaktoi 40 viktima dhe mbi 650 të plagosur.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në orët e para të mëngjesit në këtë zonë janë ngritur 70 çadra nga efektivët e ushtrisë me qëllim strehimin e familjeve, të cilat kanë nevojë urgjente për ndihmë.