Rama mbledh qeverinë: Strehimi të spostohet në hotele, jo palestra

Ora 07:00 e mëngjesit të së enjtes mblodhi përsëri Këshillin e Ministrave, ku kreu i qeverisë, Edi Rama kërkoi që pas mbylljes së çadrave në stadiumin e Durrësit, e njëjta gjë të bëhet edhe me palestrat.

“Të këmbëngulet drejt hoteleve, jo më as në palestra”, tha Rama.

Rama kërkoi nga Komiteti i Rindërtimit një inventar të saktë të gjendjes së godinave në dy rajonet e goditura.

Nga mediat kërkoi më shumë përgjegjshmëri dhe paralajmëroi ata që abuzojnë me ekranin dhe hapësirat informative.

Kryeministri bëri thirrje që kushdo mundet të ndihmojë financiarisht, ta bëjë atë përmes portalit E-Albania, ndërsa Këshilli i Ministrave ka vendosur të japë kontributin e vet: “

Çdo qindarkë e dhuruar monitorohet nga shumë sy, garantoi Rama.