Rama paralajmëron me mbyllje portalet: Mos vazhdoni me lajme të rreme që hapin panik

SINK RAMA frame 946 1100x620

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar “portalet dhe kanalet e informimit” se, në kuadrin ligjor të gjendjes së jashtëzakonshme, do të ndërhyjë forcërisht për mbylljen e tyre nëse vazhdojnë me lajme të rreme.

“Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se në kushtet dhe kuadrin ligjor të Gjendjes së Jashtezakonshme, do jem i detyruar të ndërhyj forcërisht për mbylljen e tyre deri në fund të kësaj faze dramatike, nëse vazhdojnë me lajme të rreme që hapin panic”, shkruan Rama në Twitter.

“Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë, është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!”, shton Rama në postimin e tij.