Sizmologu britanik: Tërmetet në Shqipëri, Kretë dhe Bosnje, të të njëjtit varg

EKSPERTI BRITANIK frame 164 1100x620

Tërmetet e shënuar si fundmi në Shqipëri, Bosnje Hercegovinë dhe Kretë, janë të gjitha pjesë e të njëjtit vargu tërmetesh, thotë eksperti i Shërbimit Gjeologjik britanik, Brian Baptie.

 “Tërmetet vijnë në grupe ose sekuenca, çka e bëjnë të duket sikur ka më shumë lëkundje brenda një periudhe të shkurtër kohore”, thotë sizmologu.

Në një intervistë për Daily Mail pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë në orët e para të së martës ai thotë se tërmeti mund të shkaktojë paslëkundje të një intensiteti më të vogël, e madje edhe një tërmet më të madh më vonë.

Deklarata e sizmologut anglez

“Në vitin 2016-të në Itali pati një sërë lëkundjesh më të vogla pas tërmeteve me magnitudë 6.1 dhe 6.2, të ndjekura nga një tërmet me magnitudë 6.5 pas tremuajsh”, shton Baptie.

Sipas tij, 11700 tërmete janë regjistruar deri më tani në 2019-ën, ku shumica kanë pasur magnitudë më të ulët dhe 5 dhe vetëm 1 me magnitudë mbi 8.  Magnituda e tërmetit nuk ka domosdoshmërish lidhje të drejtpërdrejtë me bilancin e viktimave pasi kjo varet nga vendndodhja e epiqendrës.

Tërmetet ndodhin në të gjithë globin, kryesisht si përgjigje të streseve të aplikuara në sipërfaqen e Tokës pasi pllakat e dendura tektonike të planetit rrëshqasin nëpër asthenosferë, një shtresë më të butë nën të.