Tërmeti i jashtëzakonshëm, Vlora hap dyert, pret mbi 300 persona

Qindra persona të prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor në qarkun e Durrësit janë akomoduar në qytetin e Vlorës.

Hotelet dhe njësitë e shërbimit të këtij qyteti kanë hapur dyert për të gjithë ata persona që u janë dëmtuar banesat nga tërmeti ose ata që nuk mund të qëndrojnë në shtëpi për shkak të frikës.

Gjithashtu qytetaret vlonjatë dhe shoqëria civile kanë nisur mbledhjen e ndihmave për familjet e qarkut të Durrësit të dëmtuara nga tërmeti.