Tërmeti shkatërron Shijakun dhe Shkozetin

Tërmeti i datës 26 nëntor dhe të tjerët që e pasuan, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme material edhe në zonën e Shijakut dhe në Shkozet.

Në Shijak, shumë godinave u është vendosur shiriti që i klasifikon si të rrezikshme për të jetuar, ndërsa banorët janë spostuar në çadra apo pranë palestrave të shkollave.

Të tjerë, të gjendur në pamundësi për të lëvizur, kanë arritur të sajojnë vetë një strehë mbi kokë.

Ndërkohë, situata duket edhe më e rëndë në zonën e Shkozetit.