Tërmeti, shtëpi të dëmtuara dhe të pabanueshme në Bubq

Lëkundjet e fuqishme që kanë tronditur Shqipërinë prej 26 nëntorit kanë shkaktuar pasoja edhe në fshatin Bubq, pranë Fushë-Krujës.

A2 ka mësuar se në fshat janë rreth 234 shtëpi me dëmtime, të cilat sipas banorëve janë të pabanueshme. Ata kanë dalë jashtë dhe po flenë në makina, pasi thonë se askush nuk ka shkuar atje.

Disa prje tyre bënë thirrje që t’iu dërgohen çadra për të mos vazhduar të qëndrojnë në makina.