75-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe te varrezat e dëshmorëve

MB HOMAZHE CLIRIMI frame 800 1100x620

Krerët e institucioneve shtetërore bënë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut me rastin e 75 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë. Në ceremoninë e posaçme morën pjesë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, Kryeparlamentari Gramoz Ruçi, si dhe drejtuesit e Forcave të Armatosura dhe pushtetit vendor.

Ata vendosën kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri” në nderim të atyre që sakrifikuan jetën për lirinë e vendit. “Do të donim ta festonim me të gjithë madhështinë që i takon këtij 75-vjetori – u shpreh Presidenti Meta në përfundim të ceremonisë – por kjo fatkeqësi e jashtëzakonshme me të cilën u përball vendi ynë na ka vendosur para një sprove që duhet ta kalojmë të bashkuar – shtoi ai –duke pasur në krah miq dhe partnerë, të cilët nuk kanë munguar të na ndihmojnë që në momentet e para”, theksoi Meta.