Banesat e dëmtuara, si do të veprohet për ato me kredi? – A2

Banesat e dëmtuara, si do të veprohet për ato me kredi?

Mes banesave të dëmtuara nga tërmeti ka edhe nga ato që janë blerë me kredi. Një pjesë e banorëve janë njoftuar nga sistemi automatik i bankës për pagesën e këstit të radhës, teksa ata ndodhen në qiell të hapur e tashmë nuk kanë një shtëpi.

Ekspertët e Shoqatës së Bankave dhe shoqërive të sigurimit shpjegojnë sesi do të veprohet me këto raste. Një proces që vlerësohet me 4 etapa dhe që nis me verifikimin e policës së sigurimit që çdo klient duhet ta ketë në momentin që ka nënshkruar një kontratë kredie me bankën për të blerë shtëpi.

Në një mesatare, një banesë me vlerë 100 mijë euro sigurohet për 100 euro në vit, përfshihen edhe pajisjet elektroshtëpiake.

Shkarkoni aplikacionin e A2