Bilanci i të lënduarve, 62 janë ende shtruar në spital, 900 numri i përgjithshëm

autoambulanca 1 1100x620

Është në përditësim të vazhdueshëm numri i të lënduarve pas goditjeve të tërmetit në 26 nëntor.

Sipas burimeve zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 52 qytetarë që kanë marrë trajtim mjekësor nga lëndimet. Në këtë mënyrë, shkon në rreth 900 numri i përgjithshëm i personave që kanë marrë trajtim mjekësor, 731 vetëm nga spitali i Traumës dhe ai i Durrësit.  

Të shtruar në spitalet e ndryshme janë 63 persona, ku vetëm një person është ende në gjendje të rënduar.   

Urgjenca ka përballuar 5094 thirrje për ndihmë, 1311 prej tyre me autoambulancë.