Dogana heq tarifën e skanimit për mjetet që sjellin ndihma

Përditësuar më: 29/11/2019, ora 21:55
WhatsApp Image 2019 11 28 at 08.47.52 1024x768

Dogana heq tarifën e skanimit për mjetet që sjellin ndihma

Përditësuar më: 29/11/2019, ora 21:55

Solidariteti me të prekurit nga tërmeti dhe ndihmat për ta kanë sjellë reagim të jashtëzakonshëm, jo vetëm nga qytetarët e bizneset në vend, por edhe në vende të ndryshme, të cilat kanë nisur të dërgojnë ndihma në vendin tonë.

Për ta bërë edhe më të lehtë këtë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave që nga sot ka hequr tarifën e skanimit për çdo mjet që sjell ndihma humanitare për të prekurit nga tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit.

“DPD në bashkëpunim me kompaninë S2 Albania, ka mundësuar nga sot në sistem mospagimin e kësaj tarife për këtë kategori mjetesh, që sjellin ndihma humanitare për një afat 30 ditor. Kjo nismë u ndërmor në shenjë solidariteti me gjithë të prekurit nga tërmeti”, thuhet në njoftim.