EMSC qetëson shqiptarët, publikon grafikun me intensitetin e tërmeteve

termetiiiiemsc 1 1100x620

Qendra Sizmologjike Europiane ka vijuar monitorimin e lëkundjeve sizmike në Shqipëri pas tërmetit shkatërrues të së martës që iu mori jetën 49 personave dhe plagosi mbi 750 të tjerë.

Në bazë të të dhënave të fundit të EMSC, aktiviteti sizmik pas tërmetit të së martë ka qëndruar i limituar.

“Ne shpresojmë që ulja e aktivitetit sizmik do të vijojë dhe populli i Shqipërisë të gjejë paqe”, shkruan EMSC.

Më herët Qendra Sizmologjike Europiane publikoi dhe një grafik të lëkundjeve sizmike dhe intesitetit të tyre në Shqipëri, ku duket qartë ulja e intesitetit të pasgoditjeve.