Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Gatuante për policët, arrestohet në Hagë trafikanti i Camorra-s

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2019, 18:13 | Bota

Një person, i dyshuar se bënte pjesë në organizatën kriminale napolitane Camorra, u arrestua në Hagë të Holandës, pasi u zbulua se punonte si picier në një lokal pranë rajonit kryesor të Policisë në qytet.

57-vjeçari Alfredo Marfella punonte në lokalin “La Lanterna”, një prej më të mirëve dhe më të vjetërve në Hagë, ku çdo ditë frekuentohej nga efektivët e rajonit të Policisë.

Ndaj tij ishte nxjerrë një urdhërarresti ndërkombëtar që prej vitit 2016, për trafikim të kokainës dhe drogave të tjera nga Holanda dhe Spanja drejt Napolit. Sipas gazetës holandeze “AD”, më pas lënda narkotike iu shpërndahej grupeve të Camorra-s që kontrollojnë qytetin.

Ai u identifikua nga hetuesit italianë që kishin mbërritur në Hagë. Gjatë një operacioni për arrestimin e grupit të tij në vitin 2016, 15 vetë përfunduan në pranga ndërsa vetëm Marfella arriti të arratisej, për t’u kapur tre vite më vonë.

Ai vlerësohej nga të gjithë në zonë si një kuzhinier i zoti dhe gatimet e tij pëlqeheshin shumë nga policët. “Kemi ankesa, pasi kemi arrestuar picierin më të mirë në qytet”, tha njëri prej tyre.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani