“Hyrja në kala, rreptësishtë e ndaluar”, tërmeti ka shkaktuar dëme të rënda në monumentet e kulturës

Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në qindra ndërtesa, ndërsa Drejtoria e Kulturës Kombëtare në Tiranë njofton se janë dëmtuar rëndë edhe monumentet e kulturës së zonës, sidomos në Kalanë e Prezës dhe në Krujë.

“Hyrja në këto Kala është rreptësishtë e ndaluar. Në radhë të parë për të garantuar jetën tuaj dhe për të mos dëmtuar më shumë monumentet. Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë, nuk janë përgjegjëse për çdo pasojë nga thyerja e këtij udhëzimi. Ruajeni jetën tuaj. Ju falenderojmë për mirëkuptimin”, thuhet në njoftim.

Pavarësisht shirave, njerëzit kanë vijuar të ngjiteshin në kalanë e Krujës edhe gjatë ditës së premte, duke rrezikuar jetën.