Ka një problem në Stacionin Hapësinor: Tualetet janë prishur, astronautët me pelena – A2

Ka një problem në Stacionin Hapësinor: Tualetet janë prishur, astronautët me pelena

Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar është një nga strukturat me të avancuara teknologjikisht të ndërtuara ndonjëherë. Por edhe ai mund të ketë problemet e veta, në disa raste edhe tejet të sikletëshme, kur je i vetëm në atmosferë.

Gjashtë astronautët që banojnë për momentin stacionin (tre amerikanë, dy rusë dhe komandanti  italian, 4 meshkuj dhe dy gra) po kalojnë një situatë relativisht të vështirë nga momenti kur dy tualetet e stacionit nuk funksionojnë,  dhe komshiu më i afërt është 400 kilometra… më poshtë.

Tualeti në Stacionin Hapësinor

Dy tualetet  ndodhen secila në një nga modulet që përbejnë stacionin. Në modulin amerikan, me sa duket është prishur sistemi i kontrollit, kurse ai në modulin rus, thjesht ka… serbatorin plot.   

Asgjë e pariparueshme, normalisht, aty ku çdo detaj studiohet imtësisht nga NASA dhe Agjencia Hapësinore ruse. Por për pak orë, astronautët janë detyruar të zbatojnë planin B, konkretisht, veshja e pelenave.  

Shkarkoni aplikacionin e A2