KF Shkëndija, kontribut për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Untitled collage 4 86 1100x620

Klubi i Futbollit të Shkëndijës në Tetovë ka vendosur të akordojë një donacion për personat e prekur nga tërmeti i së martës që goditi Shqipërinë.

Kryesia e këtij klubi vendosi që të ardhurat nga shitja e biletave të ndeshjes së të dielës përballë ekipit të Shkupit të bashkohen me donacionet e lojtarëve dhe kryesisë për familjet e dëmtuara në Shqipëri.

Shumë biznesmenë, qytetarë të thjeshtë, ekipe futbolli apo dhe OJF janë bashkuar në këto momente të vështira që po kalon Shqipëria duke ofruar ndihmën e tyre.