Koreja e Veriut rifillon riarmatimin, gati arma e saj e fundit

Publikuar më: 29/11/2019, ora 16:28

Koreja e Veriut rifillon riarmatimin, gati arma e saj e fundit

Publikuar më: 29/11/2019, ora 16:28

Koreja e Veriut ka konfirmuar realizimin e fazës finale të testimit të armës së saj më të re, që do të mundësojë hedhjen e disa raketave njëkohësisht.

Lajmi u verifikua edhe nga rivalët e Koresë së Jugut, që shprehën “preokupim të madh”  për testimin, ku sipas Seulit dy raketa janë hedhur për 380 kilometra., duke arritur një lartësi të madhe, rreth 97 kilometra.

Testi koreano-verior ka ndodhur në një zonë sekrete në prani të liderit Kim Jong Un, i rrethuar nga hierarkia më e lartë e ushtrisë.  

Koreja e Veriut, pas një periudhe pauze gjatë bisedimeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka rifilluar riarmatimin e saj, pas dështimit të takimit Kim Jong-Trump në Vietnam.