Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kosova në ndihmë të Shqipërisë, Meta-Haradinajt: Lehtësuan dhimbjen

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2019, 14:11 | Aktualitet
Kosova në ndihmë të Shqipërisë, Meta-Haradinajt:

Ramush Haradinaj dhe Ilir Meta vizituan qytetarët e Durrësit që po qëndrojnë në stadiumin “Niko Dovana”. Kreu i Qeverisë së Kosovës tha se në Prizren janë strehuar aktualisht 500 qytetarë që kanë kërkuar ndihmë dhe siguroi se angazhimi i Kosovës në ndihmë të të prekurve nga tërmeti do të vijojë.

“Kushtet nuk janë perfekt, është një ish-kamp ushtarak gjerman. Të gjithë donacionet janë për të prekurit, kuptohet që është vështirë për t’i menaxhuar ndihmat, por nuk mendoj që do të ketë abuzime”, u shpreh Haradinaj.

Ndërsa Presidenti i Shqipërisë tha se Kosova, me ndihmën dhe solidaritetin e saj, e zbuti dhimbjen e kësaj tragjedie. “Doja të falënderoja përsëri, për të disatën herë shtetin e Kosovës, popullin e Kosovës, të gjitha institucionet, Kryeministrin Haradinaj dhe të gjithë përfaqësuesit e tjerë, në mënyrë të veçantë Forcat e Sigurisë së Kosovës që kanë shkëlqyer me reagimin e menjëhershëm që në orët e para në ndihmë të qytetarëve tanë”, tha Meta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë