Nis riparimi i dëmeve te Spitali i Durrësit

urgjenca dr punime 600x338

Reparti i Urgjencës në Spitalin e Durrësit ka nisur të rikonstruktohet pas dëmtimeve që ka marrë nga tërmetet e ditëve të fundit.

Gazetarja e A2, Elitjona Doko njoftoi se aktualisht shërbimi i urgjencës është zhvendosur nga hyrja kryesore në hyrjen përballë godinës së spitalit.

Në pjesët e tjera të spitalit, ekspertët kanë thënë se çarjet e mureve nuk përbëjnë rrezikshmëri.

Ndërkohë, në Durrës vetëm pak furra buke qëndrojnë të hapura, ndërkohë që shumë persona janë larguar nga qyteti.