Nuk ndalen lëkundjet, e fundit me magnitudë 4,8

WhatsApp Image 2019 11 26 at 17.26.04 1100x620

Lëkundje tërmeti janë ndjerë sërish në mesnatë me magnitudë 4,8 të shkallës Rihter.

Epiqendra ka qenë 8 km në verilindje të Durrësit, 25 km në perëndim të Tiranës.

Epiqendra gjithashtu ka qenë vetëm 2 km nga sipërfaqja por lëkundjet kanë zgjatur vetëm pak sekonda.

Që prej tërmetit të 26 nëntorit, qindra paslëkundje janë regjistruar në të njëjtën zonë, ato më të fortat që edhe janë ndjerë kanë shkaktuar shpesh frikë dhe ankth te njerëzit.