Pas Londrës, tjetër sulm me thikë, këtë herë në Hagë

Përditësuar më: 30/11/2019, ora 09:24
Untitled collage 4 87 1024x576

Pas Londrës, tjetër sulm me thikë, këtë herë në Hagë

Përditësuar më: 30/11/2019, ora 09:24

Një tjetër sulm me thikë është raportuar pasditen e kësaj të premteje në Hagë, ku një person ka sulmuar kalimtarët në një rrugë me dyqane në qytetin holandez.

Deri tani raportohen disa persona të lënduar dhe për këtë arsye autoritetet kanë bllokuar rrugët kryesore deri në zbardhjen e ngjarjes.

Ende nuk dihet nëse kjo ngjarje ka lidhje me terrorizmin.

Pak orë më parë, një sulm i ngjashëm u regjistrua në urën e Londrës, ku dy persona humbën jetën dhe një prej tyre ishte dhe agresori, i cili u ekzekutua nga forcat e policisë.