Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Përvetësuan pakot ushqimore të ndihmave, arrestohen dy policë dhe një zjarrfikës

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2019, 10:07 | Kronikë
Përvetësuan pakot ushqimore të ndihmave, arrestohen dy

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) arrestoi dy punonjës policie dhe një punonjës të Shërbimit Zjarrfikës, si edhe procedoi penalisht 2 shtetase për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Të arrestuarit janë shtetasit A.Z., me detyrë Shef i Seksionit të Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas; E.H., me detyrë Komandant skuadre në Seksionin e Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas; A.T., me detyrë punonjës i shërbimit zjarrfikës pranë PMNZSH Kombinat.

Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë shtetaset V.Z. dhe Sh.T. për veprën penale të “Mashtrimit”, kryer në bashkëpunim.

Procedimi i tyre u krye pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me publikimin e një video në media, ku shfaqeshin pamje të transportimit e përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale) të destinuara për banorët e prekur nga situata e tërmetit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli