Shpallet gjendja e jashtëzakonshme edhe në Laç

pallat lac 600x338

Kryeministri Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme edhe në qytetin e Laçit.

Ky qytet ka pësuar shumë dëme nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

“Mirëkuptoj opinionin e kryetarit të opozitës, se Laçi përfshihet në këtë perimeter. Në këtë rast na përputhen shqetësimet dhe idetë. Ne sot duhet të përfshijmë edhe zonën e prekur të Laçit në të njëjtin program”, tha Rama gjatë mbledhjes së qeverisë mëngjesin e së premtes.

Rama ftoi opozitën po ashtu që të ketë dy përfaqësues të saj në strukturën që po menaxhon fatkeqësinë natyrore.