Shqipëria vazhdon të pushtojë titujt në mediat ndërkombëtare

cnnnnnn 1100x620

Shqipëria vazhdon të marrë vëmendjen ndërkombëtare. Pas lëkundjet që vijojnë të mbajnë në ankth shqiptarët dhe historitë e dhimbshme të viktimave të nxjerra nga rrënojat, pushtojnë titujt e mediave kryesore, disa ditë pas tërmetit.

“Pas lëkundjet shkundin Shqipërinë, banorët të frikësuar”, shkruan Zëri i Amerikës, që citon gjithashtu ekspertin amerikan Rod Stein të thotë se tërmetet nuk mund të parashikohen, por e nevojshme të përcaktohen prioritetet për mbrojtjen e tërmetet.

Sipas tij, rajonet rreth Tiranës dhe ato përgjatë bregdetit shqiptar janë zonat më të rrezikuara dhe aty duhet përqendruar e gjithë vëmendja.

CNN shkruan se nusja e ardhshme e Kryeministrit Edi Rama, Kristi Reci ishte mes dhjetëra personave që humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit. Gjiganti mediatik, thotë se Gregor Rama kishte postuar më herë një histori në Instagram, ku njoftonte se mes viktimave të tragjedisë ishte edhe personi i tij i afërt.

Edhe “Corriere Della Sera” i kushton një material të gjatë 24-vjeçares Kristi Reci, dermatologen e bukur, siç e cilëson, dashuria e të cilës me djalin e Kryeministrit qëndronte larg kamerave. Një dashuri diskrete, shkuan media ashtu si edhe fotot e Kristit në rrjetet sociale. “Daily Mail” ndalet tek iniciativa e Rita Orës dhe Bebe Rexhes për të ndihmua personat e prekur nga tragjedia që mori dhjetëra jetë njerëzish. Rita njoftoi se kishte zgjedhur një familje nga Zal Herri, për ta ndihmuar në rindërtimin e banesës.