Thirrja e Ramës, nesër gjendja e jashtëzakonshme edhe në Lezhë

rama 8 1100x620

Kryeministri Rama njoftoi se të shtunën edhe Lezha do të përfshihet në perimetrin e gjendjes së jashtëzakonshme. Ai e shoqëroi njoftimin me këtë video nga një inspektim që bëri në qytetin e Lezhës, ku u takua edhe me disa banorë, duke përsëritur lutjen për durim.

Përfshirja e Lezhës në perimetrin e gjendjes së jashtëzakonshme pritet të shpallet zyrtarisht në mbledhjen e qeverisë mëngjesin e të shtunës, ndërkohë që të premten qeveria përfshiu në këtë status Bashkinë e Laçit.

“Kjo që na ka rënë në kurriz nuk është as shaka, as film, as sfidë e zakonshme e këtij shteti me trup ende të paformuar sa duhet! Kjo është sprovë që tundi tokën shqiptare dhe na këputi në shpirt e në trup”, shkruan Rama në Facebook. Prandaj-thotë ai-gishtin kokës të gjithë së bashku dhe do ia dalim bashkë, o hajër nuk bëjmë më kurrë”, përfundon Rama.