8 anëtarë të familjes humbën jetën, i vetmi i mbijetuar niset për mjekim jashtë vendit

familjaaa 1100x620

Ndoshta fjala tragjedi është pak për të përshkruar atë që ka ndodhur me familjen Lala në zonën e ish-Kënetës në Durrës, pas tërmetit të 26 nëntorit.

8 anëtarë të kësaj familje humbën jetën nga tërmeti i fuqishëm. Sahadetës, Ilirit, Marjetës, Griseldës, Amalias, Emiljos, Dionisës dhe Enisit, po i bëhen homazhe në Pallatin e Kulturës, ndërsa i vetmi i nxjerrë i gjallë nga rrënojat e banesës është Ramë Lala, 17 vjeç.

Mësohet se mëngjesin e së shtunës, ai është nisur në drejtim të Italisë për mjekim më të specializuar.

Fatmirësisht, tërmetit i shpëtoi edhe babai i Ramë Lalës, i cili nuk ishte në banesë në momentin e tërmetit.