Basha mbledh nesër ekspertët e emergjencave civile – A2

Basha mbledh nesër ekspertët e emergjencave civile

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë nesër në orën 18:00 në selinë e PD një grup ekspertësh të emergjencave civile, inxhinierë, arkitektë dhe ekspertë të fushave të sizmologjisë dhe ndërtimit.

Sipas PD, tema e takimit të Bashës me ekspertët do të jetë marrja e ekspertizës me qëllim që tu vihet në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti

Gjithashtu në takim pritet të diskutohet si është menaxhuar situata nga autoritetet, çfarë mungon dhe duhet të bëhet urgjent, si dhe vlerësimi i mënyrave më të mira për të kapërcyer situatën dhe për të ndihmuar normalizimin e gjendjes.

Pak orë më parë kryeministri Rama i bëri një thirrje publike kreu të PD, Basha të ulen bashkë në tryezë për të përballuar situatën e rëndë post tërmetit.