Basha, në Kavajë e Vorë: Dëmtime serioze, nevojë urgjente për vëmendje

bashaokkkk 600x338

Kryedemokrati Lulzim Basha ishte në Kavajë, Vorë dhe Shijak, qytete, që sipas tij, kanë pësuar dëmtime serioze nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Qytetarët kanë nevojë për ndihmë urgjente, pasi kalojnë natën nëpër makina dhe çadra të cilat edhe për shkak të kushteve atmosferike janë të papërshtatshme”, thote Basha.

“Në Vorë, banesat e qindra familjeve janë të dëmtuara dhe të pabanueshme. Shumë prej tyre kanë nevojë për ndihma dhe për ushqime. Ndërsa në Kavajë, sipas tij, prej katër ditësh po presin ekspertet të vlerësojnë gjendjen e objekteve të banimit. Basha kërkon urgjentisht vëmendje për këto zona”, ka thënë Basha.