Basha në lagjen 4 në Durrës: Gjendja është e rëndë, koha nuk pret!

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha i vijoi takimet me banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në lagjen nr.4 të qytetit të Durrësit.

Lulzim Basha pa nga afër efektet e lëkundjeve të forta sizmike në zonë dhe tha se në çdo takim që ka pasur me banorët i është thënë se nuk ka asnjë organizim dhe se janë në gjendje të vështirë.

“Nuk ka asnjë organizim, asnjë ndihmë asnjë orientim dhe askush nuk ka ardhur të na shohë – këto janë fjalët që më përsërisin në çdo takim.  Gjendja është e rëndë, nevojat e njerëzve janë URGJENTE. Ju bëj thirrje strukturave të emergjencës të vihen pa asnjë vonesë në lëvizje dhe të ndihmojnë mijëra familje të braktisura dhe të lëna në harresë. Koha nuk pret”, shkruan kreu i Partisë Demokratike.