Bayern ka “frikë” nga kreu, Dortmund kthehet në rrugë të mbarë – A2

Bayern ka “frikë” nga kreu, Dortmund kthehet në rrugë të mbarë

Bayern Munchen ka humbur në ndeshjen e radhës së Bundesligës në shtëpi përballë Bayer Leverkusen, e cila do t’i jepte përkohësisht vendin e parë.

Bavarezët zhvilluan një 90 minutësh të dobët përballë Leverkusen, ku u mundën me rezultatin 1-2. Golat u shënuan në pjesën e parë nga Muller për vendasit dhe Baily për miqtë. Pjesa e dytë nuk solli asnjë ndryshim dhe në këtë mënyrë ekipi i Bayern tregoi se mungesa e trajnerit filloi të vihet re.

Në ndeshjen tjetër Dortmund fitoi në transfertën e vështirë përballë Hertha Berlin me rezultatin 1-2. Verdhezinjtë luajtën për më shumë se 45 minuta me një lojtar më pak, për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Hummels, në fund të pjesës së parë.

Golat për Dortmund u shënuan nga Sancho dhe Hazard ndërsa për vendasit e Hertha rezultati u shkurtua nga Darida. Momentalisht Bundesliga gjermane udhëhiqet nga Liepzig me 27 pikë.

Shkarkoni aplikacionin e A2