“Duam një shtëpi të ngrohtë”… në Kamëz, me të pastrehët nga tërmeti i 21 shtatorit

Në 9 çadra të ngritura në Kamëz strehohen familje të cilat humbën banesat e tyre nga tërmeti i 21 shtatorit. Ata u sistemuan fillimisht në kabinat e plazhit të Durrësit dhe pas tërmetit të dytë pak orë pas mesditës së të shtunës janë sistemuar në stadiumin e Kamzës.

Kamera e A2 hyri në kamp dhe arriti të merrte dëshmitë e fëmijëve dhe nënave shtatzënë që qëndrojnë aty. E vetmja gjë që duan është një strehë e ngrohtë.

“Shtëpi, shtëpi, një shtëpi të ngrohtë”… Dëshira e vetme e 3 të miturve të familjes Lusha në Kamëz, vjen pas asaj ç’kanë përjetuar pas tërmetit të 29 nëntorit. Si shumë familje të pastreha, i gjejmë të strehuar në çadra pranë stadiumit në Kamzës.

Edhe pse në moshë madhore, ata nuk kanë pasur mundësi financiare të ndjekin shkollën duke mbetur analfabet. E vetmja shpresë për ta është zgjidhja që mund ti jap shteti, në rast të kundërt nëna e tre fëmijëve bënë apel për vet-sakrifikim. “Do të bëj ndonjë të pabërë”, thotë ajo.

Në kampin me çadra janë strehuar dhjetëra familje të pastrehe, secila prej tyre ka një dramë njerëzore. “Na kanë sjellë ca “Molto”, ujë për fëmijët”, thotë një grua shtatzënë. “Unë dita ditës jam për të lindur, nuk e di çfarë do na thonë”.