Homazhe për viktimat e tërmetit, në Tiranë, Vlorë e Milano

Mbrëmjen e së premtes, qindra qytetarë në Tiranë, Vlorë, madje edhe në “Piazza Duomo” në Milano, kanë ndezur qirinj në nderim të viktimave të shkaktuara nga tërmeti në Durrës dhe Thumanë.

Në Tiranë, qytetarët kanë ndezur qirinj pranë bustit të Skënderbeut, ndërsa në Vlorë në Sheshin e Flamurit.

Po ashtu, një organizim të tillë pati edhe në “Piazza Duomo” në Milano, ku me dhjetëra persona ndezën qirinj në nderim të viktimave të tërmetit në vendin tonë.