Identifikohet autori i sulmit me thikë në Londër, një ish i dënuar për terrorizëm

Publikuar më: 30/11/2019, ora 09:16

Identifikohet autori i sulmit me thikë në Londër, një ish i dënuar për terrorizëm

Publikuar më: 30/11/2019, ora 09:16

Dy persona u vranë me thikë, ndërsa tre të tjerë u plagosën gjatë së premtes në qendër të Londrës, pas një sulmi terrorist, i cili u mbyll me vrasjen e autorit nga policia.

Një ditë më pas, policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të sulmit. Ai është 28-vjeçari Usman Khan, i cili ishte dënuar për terrorizëm në vitin 2012, ndërsa ishte lënë i lirë një vit më parë.

Neil Basu, një zyrtar i policisë, tha se autori i këtij sulmi u la i lirë në dhjetor 2018, ndërsa do të qëndronte në monitorim nga ana e policisë.

Policia është duke zhvilluar një operacion në zonën e Staffordshire, atje ku Khan dyshohet të ketë jetuar pas daljes nga burgu.

Sulmi nisi të premten në orën 13:48, sipas asaj lokale, në veri të urës së Londrës, ku po zhvillohej një konferencë e Universitetit të Kembrixhit për rehabilitimin e të burgosurve. Autori kishte marrë pjesë në këtë ngjarje ku të pranishëm ishin shumë studentë dhe ish-të burgosur.